Collector
Zgjerimi i linjave ajrore, ministri Basha takon përfaqësues të Wizz Air | Collector
Zgjerimi i linjave ajrore, ministri Basha takon përfaqësues të Wizz Air
Telegrafi

Zgjerimi i linjave ajrore, ministri Basha takon përfaqësues të Wizz Air

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha sot ka takuar përfaqësues të avio-kompanisë Wizz Air. Në njoftim bëhet e ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e hapjes së linjave të reja ajrore dhe rritjen e ndërlidhjes me qytetet evropiane. “Qëllimi ynë është i qartë, ashtu që të ketë më shumë destinacione, më shumë frekuencë dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë që të lëvizin lirshëm dhe me kosto të përballueshme”, theksoi ministri Basha. Tutje u tha se zhvillimi i transportit ajror mbetet prioritet, duke ndikuar drejtpërdrejt në mobilitet, ekonomi dhe turizëm. /Telegrafi/

Go to News Site