Telegrafi
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku garojnë 400 xhudistë nga 46 vende të ndryshme. Distria i ka nisur garat mirë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, duke fituar në xhiron e dytë e pastaj edhe në çerekfinale. Xhudistja pejane në përballjen e parë arriti të mposht me dominim ndaj xhudistes çeke, Tereza Bodnarova, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’. Në çerekfinale, Distria gjithashtu ishte brilante duke fituar ndaj polakes Aleksandra Kaleta dhe duke siguruar gjysmëfinalen e madhe. Në gjysmëfinale, xhudistja jonë do të ndeshet me italianen Odette Giuffrida. Në anën tjetër, xhudistet tjera, Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq u eliminuan më herët gjatë ditës së sotme. / Telegrafi /
Go to News Site