Collector
Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin | Collector
Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin
Telegrafi

Ministri grek Dendias sot në Prishtinë, takim me KFOR-in dhe Kurtin

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të vizitojë sot Prishtinën, Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Greqisë , Dendias gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë Shtabin e Kontingjentit Grek në kuadër të misionit të KFOR. Gjithashtu, Dendias pritet të zhvillojë takime me komandantin e KFOR-it dhe zyrtarë të tjerë të lartë të misionit ndërkombëtar për siguri në Kosovë. Në kuadër të vizitës në Prishtinë, është paraparë edhe një takim privat me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prevot. /Telegrafi/

Go to News Site