Telegrafi
Skuadra zvicerane Lausanne ka bërë ndryshime në shtabin teknik. Trajneri i deritanishëm, Peter Zeidler është larguar nga skuadra dhe një shqiptar do ta drejtojë Lausannen në sfidat e fundit. Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha ka marrë drejtimin e klubit së bashku me Markus Neumayr, një ish-futbollist i famshëm zviceran. "Për të mbyllur sezonin, ekipi i parë do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe Migjen Basha, të dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë.I ardhur në klub verën e kaluar nga FC Basle, Markus Neumayr ishte ndihmës trajner këtë sezon". "Ish ndërkombëtar shqiptar i lindur në Lausanne Migjen Basha iu bashkua klubit në vitin 2022, ku aktualisht mban rolin e Menaxherit të Talenteve", shkruan Lausanne. Dyshja Neumayer - Basha do të drejtojnë Lausannen deri në gjetjen e një trajneri të ri. /Telegrafi/
Go to News Site