Telegrafi
Një sulm izraelit ka shkatërruar urën e fundit që lidh Libanin jugor me pjesën tjetër të vendit, ka njoftuar një zyrtar i lartë i sigurisë libaneze për Reuters. Ai shtoi se ura ishte “e shkatërruar” dhe se goditja e kishte lënë atë të pandreqshme. Sky News raporton se ishte ura Al-Qasimia. لحظة استهداف جسر القاسمية https://t.co/hZ8AgU8wS1 pic.twitter.com/qOTTcBI5lD — Ahmad Hamieh (@Ahmadhamieh313) April 16, 2026 Ndryshe, ushtria izraelite tha se shkatërroi 70 pozicione të Hezbollahut në zonën Bint Jbeil të Libanit jugor, pas një bastisjeje nga forcat komando. Trupat e njësisë komando Egoz bastisën lagjen e fortifikuar ngjitur me Bint Jbeil, të cilën IDF e përshkruan si një "kompleks luftimi" të Hezbollahut. Trupat gjetën armë të shumta, duke përfshirë RPG-të, pushkë, granata, raketa anti-ajrore dhe pajisje të tjera. /Telegrafi/
Go to News Site