Telegrafi
Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka filluar sot aksionin e jashtëzakonshëm të inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky aksion përfshin të gjitha rajonet e Kosovës dhe synon rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe parandalimin e aksidenteve dhe incidenteve në vendin e punës. Nis inspektimi në tërë Kosovën për nivelin e sigurisë dhe shëndetit në punë Siç thuhet në njoftim aksioni do të zhvillohet në dy ndërrime të punës dhe do të zgjasë për një periudhë prej 15 ditësh" "Në kuadër të këtij aksioni, Inspektorati Qendror i Punës ka angazhuar mbi 90% të kapaciteteve të tij njerëzore, duke formuar 15 grupe inspektimi, të cilat do të zhvillojnë kontrolle intensive në terren në të gjitha rajonet e vendit. Aksioni do të zhvillohet në dy ndërrime të punës dhe do të zgjasë për një periudhë prej 15 ditësh", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Go to News Site