Collector
Ylli i Arsenalit: Nuk i frikësohemi askujt në Ligën e Kampionëve, e kemi mposhtur edhe Realin në Bernabeu | Collector
Ylli i Arsenalit: Nuk i frikësohemi askujt në Ligën e Kampionëve, e kemi mposhtur edhe Realin në Bernabeu
Telegrafi

Ylli i Arsenalit: Nuk i frikësohemi askujt në Ligën e Kampionëve, e kemi mposhtur edhe Realin në Bernabeu

Mesfushori i Arsenalit Declan Rice thotë se askujt nuk i frikësohen në Ligën e Kampionëve. Arsenali siguroi avancimin në gjysmëfinale të kompeticionit më të madh në botë me një triumf 1-0 pas dy ndeshjeve çerekfinale ndaj Sporting Lisbon. Rice ka konfirmuar se Liga e Kampionëve është objektiv për Arsenalin dhe që asnjë nga kundërshtarët e mbetur nuk e frikëson gjigantin londinez. “Mendoj se në dy ndeshje, të gjithë e dinë se i pret një përballje e vështirë”. “Mendoj se e fituam atë respekt vitin e kaluar kur e mposhtëm Real Madridin në dy ndeshje. Kur i mundëm këtu dhe më pas shkuam në Bernabeu dhe bëmë një paraqitje të jashtëzakonshme. Luajtëm shumë mirë edhe ndaj PSG-së në të dyja ndeshje”. “Nuk kemi frikë nga askush, sidomos këtu dhe gjithashtu edhe në udhëtim. Kemi besim te grupi, besim te mënyra si luajmë. Kështu që le të vazhdojë sfida”. “E duam këtë format. E dimë që tani kemi përballë Atleticon, kështu që do të jetë një rrugëtim i vështirë nëse arrijmë në finale. Thjesht duhet të vazhdojmë dhe të besojmë në atë që mund të arrijmë”. Ndërkohë, sa i përket përballjes së radhës ndaj Atleticos – Rice e pranoi se nuk do të jetë e lehtë. “Atletico? Ishte një ndeshje e vështirë këtu. Deri në minutën e 60-të ishte 0-0 dhe më pas arritëm të fitojmë 4-0”. “Kjo tregon se si futbolli mund të ndryshojë krejtësisht në momentet e mëdha. Mendoj se ata janë një ekip ndryshe nga koha kur u përballëm me ta. Kanë fituar shumë vetëbesim”. “Të mposhtësh Barcelonën në dy ndeshje tregon se janë një skuadër shumë e fortë. Ne duhet të jemi në nivelin maksimal. Por në fund, gjithçka varet nga sa shumë dëshiron të arrish në një finale, sa shumë dëshiron të shkosh në Budapest dhe të luash kundër kujtdo që të jetë kundërshtari”. “Ka ende shumë rrugë për të bërë, por ne do të jemi gati”, nënvizoi ai./ Telegrafi/

Go to News Site