Collector
'Lëvizjet e çuditshme' të të dyshuarit, para sulmit që la nëntë të vdekur në një shkollë të Turqisë | Collector
'Lëvizjet e çuditshme' të të dyshuarit, para sulmit që la nëntë të vdekur në një shkollë të Turqisë
Telegrafi

'Lëvizjet e çuditshme' të të dyshuarit, para sulmit që la nëntë të vdekur në një shkollë të Turqisë

Disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentin kur i dyshuari për sulmin e fundit në një shkollë në Turqi bën disa “lëvizje të çuditshme”. Bëhet fjalë për pamje që thuhet se janë marrë para sulmit, nga ambientet e shkollës në Kahramanmaraş – ku ka ndodhur sulmi i cili ka tronditur opinionin publik - ku i dyshuari i sulmit shihet duke bërë veprime të çuditshme pak para ngjarjes së rëndë, përcjell Telegrafi. Bilanci i viktimave nga sulmi me armë në një shkollë të mesme atje ka arritur në nëntë të vdekur – tetë nxënës dhe një mësues. Disa kërcyen nga dritaret – pamje të kaosit të krijuar nga të shtënat që lanë katër të vdekur dhe të tjerë të plagosur në një shkollë në Turqi Sipas autoriteteve, sulmi u krye nga një nxënës 14-vjeçar i klasës së tetë, i cili kishte marrë armën nga shtëpia dhe hapi zjarr në dy klasa. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçi, konfirmoi se 13 persona të tjerë janë plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë dhe në kujdes intensiv. New footage has emerged of the attacker, İsa Aras Mersinli, who shot and killed 9 people and injured 13 in Kahramanmaraş today. The video was reportedly recorded by classmates shortly before the attack. The attacker died by suicide. pic.twitter.com/0OSXjrFrYD — Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2026 Ai theksoi se bëhet fjalë për një akt individual dhe nuk po trajtohet si terrorizëm. Autoritetet kanë pezulluar mësimin për dy ditë në Kahramanmaraş, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë. Sipas raportimeve, autori i dyshuar ka humbur jetën më pas. / Telegrafi /

Go to News Site