Collector
Agim Aliu rizgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës | Collector
Agim Aliu rizgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
Telegrafi

Agim Aliu rizgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Agim Aliu është rizgjedhur kryetar i Asociacioni i Komunave të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aliu përmes një njoftimi publik, ku ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin në shërbim të komunave dhe qytetarëve. “Në Kuvendin e sotëm zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës u rizgjodha Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës edhe për një mandat të ri 4 vjeçar. Bashkë në shërbim të Komunave të Republikës, në shërbim të qytetarëve dhe avancimin e pushtetit lokal si porta e parë e secilit qytetarë,” ka shkruar ai. Aliu ka falënderuar kryetarët e komunave dhe delegatët e Kuvendit Zgjedhor për besimin e dhënë. “Faleminderit të gjithë Kryetarëve të Komunave dhe delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të AKK-së për besimin. Bashkë për komunat, bashkë për qytetarët!” ka përfunduar ai.

Go to News Site