Collector
IPK arreston një zyrtar policor në Shtërpcë, dyshohet se pranoi dy mijë euro ryshfet | Collector
IPK arreston një zyrtar policor në Shtërpcë, dyshohet se pranoi dy mijë euro ryshfet
Telegrafi

IPK arreston një zyrtar policor në Shtërpcë, dyshohet se pranoi dy mijë euro ryshfet

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Shtërpcë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, i cili dyshohet se ka pranuar 2 mijë euro si pjesë e një shume të përgjithshme, në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Sipas njoftimit të IPK-së, rasti është hetuar me masa të fshehta dhe përmes simulimit të korrupsionit, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. “Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor… pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro…”, thuhet në njoftim. Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. IPK bën të ditur se rasti po trajtohet nën dyshimet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas nenit 294 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Telegrafi.

Go to News Site