Collector
Revista Time publikon listën me 100 personat më me ndikim për vitin 2026 | Collector
Revista Time publikon listën me 100 personat më me ndikim për vitin 2026
Telegrafi

Revista Time publikon listën me 100 personat më me ndikim për vitin 2026

Revista prestigjioze Time ka publikuar listën e 100 personave më me ndikim në botë për vitin 2026, ku përfshihen disa nga figurat më të rëndësishme të politikës globale. Në këtë listë bëjnë pjesë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili përfshihet për herë të pestë në karrierën e tij. Mes emrave të tjerë të përzgjedhur janë Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio, shefi i forcave të armatosura të SHBA-së Dan Caine, si dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë Steve Witkoff. Lista përfshin gjithashtu liderë të tjerë politikë si presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, kryetari i New Yorkut Zohran Mamdani dhe guvernatori i Minnessota Jacob Frey. Në profilin kushtuar Benjamin Netanyahu, revista thekson se ai konsiderohet “përgjegjës për dështimin më të madh të sigurisë në historinë e vendit të tij”, duke iu referuar sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Megjithatë, sipas artikullit, ai ka arritur të rikthehet në skenën politike pas kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, për Zohran Mamdanin, artikulli ndalet te kritikat e tij të forta ndaj Izraelit, duke theksuar se marrëdhëniet me grupe të rëndësishme elektorale, përfshirë pjesë të komunitetit hebre, do të testojnë aftësinë e tij për të kthyer idetë në veprime konkrete. /Telegrafi/

Go to News Site