Collector
Legjenda e Man Utd, Paul Scholes beson se Bayerni dhe PSG do ta fitonin Ligën Premier | Collector
Legjenda e Man Utd, Paul Scholes beson se Bayerni dhe PSG do ta fitonin Ligën Premier
Telegrafi

Legjenda e Man Utd, Paul Scholes beson se Bayerni dhe PSG do ta fitonin Ligën Premier

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes, ua bëri këtë pyetje kolegëve të tij komentatorë gjatë një episodi të emisionit “ Stick to Football” . Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germain kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Real Madridin dhe Liverpoolin, kështu që po vlerësohen lartë për nivelin e tyre dhe po shihen si fitues të mundshëm të trofeut. Megjithatë, përtej kësaj, legjenda e Unitedit, Scholes, beson se këto dy skuadra do të ishin shumë të forta edhe për kampionatin anglez, duke arritur edhe ta fitojnë ligën. “Do të ishte kampioni më i keq në histori të Ligës Premier”, legjenda e Man Utd kritikon Arsenalin "A mendoni se PSG dhe Bayern mund të vijnë në Ligën Premier dhe të fitojnë ligën tonë?", pyeti Scholes grupin e panelistëve. Roy Keane vuri në dukje se ata "patjetër do të ishin në garë", ndërsa Scholes shkoi një hap më tej, duke deklaruar: "Mendoj se do ta fitonin lehtë". ️ Paul Scholes: "Do you think PSG and Bayern will come and win our league." ️ Roy Keane: "They will be in the mix, definitely." ️ Paul Scholes: "I think they’d win it quite easily." ️ Ian Wright: "The competitive nature of the Premier league, I think both of them… pic.twitter.com/p70stZj4Be — The Touchline | ? (@TouchlineX) April 16, 2026 Ian Wright ofroi një pikëpamje më të nuancuar, duke sugjeruar se, ndërsa të dy klubet do të kishin vështirësi me volumin e madh të ndeshjeve me intensitet të lartë në Ligën Premier, ai në fund u pajtua me rezultatin. "Duke pasur parasysh nivelin konkurrues në Ligën Premier, të dy klubet do të kishin probleme me numrin e ndeshjeve intensive, por unë prapë mendoj se do të fitonin", deklaroi Wright. /Telegrafi/

Go to News Site