Collector
Defekt në gypin kryesor në Shkabaj, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit | Collector
Defekt në gypin kryesor në Shkabaj, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit
Telegrafi

Defekt në gypin kryesor në Shkabaj, reduktime të ujit në disa zona të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për reduktime të përkohshme në furnizimin me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në gypin kryesor me diametër Ø1200 mm në zonën e Shkabajt. Sipas njoftimit, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe do të prekin komunën e Fushë Kosovës, Obiliqin, si dhe një pjesë të Prishtinës që furnizohet nga kjo linjë, përfshirë lagjen Kalabria. Po ashtu, bëhet e ditur se ndikime në furnizim mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit. Nga KRU “Prishtina” thuhet se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë. Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për shqetësimet e shkaktuara gjatë kësaj periudhe.

Go to News Site