Collector
“Me syze në Kuvend”, deputeti Berisha sqaron: Për arsye shëndetësore | Collector
“Me syze në Kuvend”, deputeti Berisha sqaron: Për arsye shëndetësore
Telegrafi

“Me syze në Kuvend”, deputeti Berisha sqaron: Për arsye shëndetësore

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha sot gjatë seancës në Kuvend është parë me syze dielli, ndërkaq ka bërë të ditur se bartja e tyre është për arsye shëndetësore pasi ka pasur një ndërhyrje me laser. Berisha në një postim në Facebook shkruan se për shkak të ndërhyrjes është i detyruar t’i mbaj përkohësisht. Lexoni postimin e deputetit Berisha: Së fundmi kam kryer një ndërhyrje me lazer në sy dhe, për shkak të procesit të rikuperimit, jam i detyruar që përkohësisht të mbaj syze edhe gjatë seancave plenare. Kjo është një masë e rekomanduar nga mjekët dhe e domosdoshme për shërimin e plotë. I lus mediat që të mos e interpretojnë ndryshe! . /Telegrafi/

Go to News Site