Collector
Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit | Collector
Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit
Telegrafi

Britania e Franca me mision ushtarak në Ngushticën e Hormuzit

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të udhëheqin një mision ushtarak mbrojtës për të mbrojtur transportin detar. Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer ka deklaruar se “sapo të lejojnë kushtet”, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të nisin një mision ushtarak rreptësisht mbrojtës për të “mbrojtur lirinë e lundrimit” në Ngushticën e Hormuzit. Starmer thotë se misioni mbrojtës do të punojë për pastrimin e minave dhe mbrojtjen e anijeve në zonën e Ngushticës së Hormuzit, raporton skynews . Armëpushim apo vazhdim të luftimeve? Lufta në Iran dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme - MINUTË PAS MINUTE Ai gjithashtu i bashkohet qëndrimit të presidenti francez, Emmanuel Macron, duke thënë se “e gjithë bota duhet të shohë një zgjidhje këtu”. Rihapja e kësaj rruge ujore jetike duhet të bazohet në “një propozim të qëndrueshëm dhe të zbatueshëm”, thotë ai. Starmer shton se “Rihapja e ngushticës është një domosdoshmëri globale dhe një përgjegjësi globale. Ne duhet të veprojmë për të rikthyer rrjedhën e lirë të energjisë dhe tregtisë botërore, për të ulur çmimet për qytetarët që punojnë. Qytetarët tanë duhet të shohin rikthimin e paqes dhe stabilitetit dhe ne do të japim kontributin tonë të plotë”. Ndryshe, Irani dhe SHBA-ja kanë konfirmuar se është hapur përkohësisht Ngushtica e Hormuzit. /Telegrafi/

Go to News Site