Collector
Shkëndija vazhdon fuqishëm drejt titullit, triumfon ndaj Tikvesh | Collector
Shkëndija vazhdon fuqishëm drejt titullit, triumfon ndaj Tikvesh
Telegrafi

Shkëndija vazhdon fuqishëm drejt titullit, triumfon ndaj Tikvesh

Shkëndija ka regjistruar një fitore në udhëtim te Tikvesh, në kuadër të xhiros së 28-të në elitën e futbollit maqedonas. Mysafirët zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer me rezultat 1-4, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet. Meliqi e zhbllokoi epërsinë pas vetëm 15 minutave lojë, ndërsa Ibraimi me një gol të bukur e dyfishoi epërsinë (36’). Për golin e tretë u përkujdes Liridon Latifi me një supergol (44’), kurse Tamba e vulosi fitoren (54’). Shkëndija me këtë merr liderin me 67 pikë, ndërsa Tikves qëndron në pozitën e pestë me 40 sosh./ Telegrafi /

Go to News Site