Collector
Real Madridi i hapur për shitjen e yllit të skuadrës pas përçarjes së tij me Arbeloan | Collector
Real Madridi i hapur për shitjen e yllit të skuadrës pas përçarjes së tij me Arbeloan
Telegrafi

Real Madridi i hapur për shitjen e yllit të skuadrës pas përçarjes së tij me Arbeloan

Sipas raportimeve të The Athletic , Real Madrid nuk e konsideron më Raul Asencion si të paprekshëm dhe është i hapur për ta shitur gjatë afatit kalimtar të verës. Pavarësisht cilësive të mëdha dhe talentit të tij, profesionalizmi i Asencios është vënë në pikëpyetje pas një përplasjeje të fundit me trajnerin Alvaro Arbeloa. Ky konflikt çoi në përjashtimin e mbrojtësit spanjoll nga disa ndeshje. Ai mungoi edhe në përballjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich për shkak të një sëmundjeje, ndërsa Madridi humbi atë sfidë dhe u eliminua nga turneu. Florentino Perez ua cakton çmimin dy super yjeve të Real Madridit Nëse Arbeloa vazhdon në krye të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm, gjasat që Asencio të qëndrojë në Madrid duken të vogla. Ai mund t’i bashkohet Dani Carvajal dhe David Alaba në listën e lojtarëve që pritet të largohen në fund të sezonit./ Telegrafi /

Go to News Site