Collector
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush s’ka njohuri për nënën | Collector
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush s’ka njohuri për nënën
Telegrafi

Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush s’ka njohuri për nënën

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, ka dhënë informacione të reja lidhur me rastin tragjik ku humbën jetën tre persona. I pyetur nëse nëna e fëmijëve ka qenë në vendin e ngjarjes, ai tha se deri më tani nuk ka informacione të sakta për vendndodhjen e saj. “Sipas informatave që kemi, askush nuk ka njohuri të saktë për nënën. Ka pretendime se ajo është zhdukur, madje disa thonë se është raportuar si e zhdukur”, u shpreh Krasniqi në T7. Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit në shkollën e dy nxënësve Megjithatë, ai theksoi se, me vendim të gjykatës, kujdestaria e fëmijëve i ishte dhënë babait. “Prej rreth dy vitesh, nëna nuk ka jetuar me ta, ndërsa ata kanë qenë nën përkujdesjen e babait”, shtoi ai. Sipas tij, për këtë arsye, nëna nuk është parë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka pasur prezencë as pas ndodhjes së tragjedisë.

Go to News Site