Telegrafi
Një nxënës 15-vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, të premten pasdite, më 17.04.2026. Sipas Policisë, dyshohet se i mituri ka pësuar arrest kardiak dhe nga Emergjenca e Ferizajt trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedura të mëtutjeshme. Tragjike, nxënësi 15-vjeçar humb jetën në një shkollë në Ferizaj “Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, njofton policia. Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
Go to News Site