Collector
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit - 20 miliardë dollarë në lojë për kufizimin e uraniumit | Collector
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit - 20 miliardë dollarë në lojë për kufizimin e uraniumit
Telegrafi

Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit - 20 miliardë dollarë në lojë për kufizimin e uraniumit

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një marrëveshje me vlerë dhjetëra miliarda dollarë. Sipas Axios , propozimi përfshin lirimin e rreth 20 miliardë dollarëve të ngrirë, në këmbim të kufizimeve mbi programin bërthamor të Iranit. Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje për atë se çfarë do të bëhet me sasitë e mëdha të uraniumit të pasuruar. Hapet Ngushtica e Hormuzit, reagimet ndërkombëtare - MINUTË PAS MINUTE SHBA kërkon që uraniumi të largohet nga vendi, ndërsa Irani dëshiron ta përpunojë atë brenda territorit të tij. Po ashtu po diskutohet edhe një kompromis i mundshëm - një pjesë e rezervave të dërgohet në një vend të tretë, ndërsa pjesa tjetër të hollohet nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Uashingtoni po kërkon gjithashtu një pezullim 20-vjeçar të pasurimit të uraniumit, ndërsa Teherani është i gatshëm të pranojë vetëm rreth pesë vjet. Bisedimet për programin raketor të Iranit dhe aktivitetet e grupeve të tij proxy nuk kanë shënuar ende asnjë përparim. /Telegrafi/

Go to News Site