Telegrafi
4 persona janë lënduar për shkak të tensioneve të regjistruara gjatë protestës së opozitës. Mësohet se lënduarit janë dërguar tek spitali i Traumës. Mësohet se mes të lënduarve është edhe një efektiv. Personat e tjerë janë protestues, përfshirë deputeti Luçiano Boçi dhe Aulon Kalaja. Mësohet se gjendja e tyre është stabël. Raportohet se edhe deputeti Klevis Balliu është transportuar në spital pasi ka pësuar lëndime për shkak të gazit lotsjellës dhe ujit të hedhur nga policia. Ndryshe, protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria pranë Xhamisë së Namazgjasë. Protestuesit janë grumbulluar ndërsa po tentojnë të thyejnë kordonin e policisë e cila nuk po i lejon të shkojnë drejt ambienteve të Parlamentit. Mes tyre ka patur edhe përplasje ndërsa policia ka hedhur ujë me autobotin i cili ndodhet i pozicionuar pas forcave të policisë. Pas disa tentativash, protestuesit nuk kanë mundur të thyejnë kordonin ndërsa policia vijon të rezistojë duke mos i lejuar ata të vijojnë tensionet në kryeqytet.
Go to News Site