Collector
Protesta e PD, Ministri i Brendshëm: U neutralizuan personat me molotov, Shqipëria nuk merret peng nga dhuna | Collector
Protesta e PD, Ministri i Brendshëm: U neutralizuan personat me molotov, Shqipëria nuk merret peng nga dhuna
Telegrafi

Protesta e PD, Ministri i Brendshëm: U neutralizuan personat me molotov, Shqipëria nuk merret peng nga dhuna

Pas përfundimit të protestës së organizuar nga Partia Demokratike, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar duke përgëzuar Policinë e Shtetit për menaxhimin e situatës. Ai nënvizon se është treguar profesionalizëm dhe vetëpërmbajtje të forcave të rendit, ndërsa dënoi ashpër aktet e dhunës. Lamallari ka cilësuar këto akte si tentativa për të rrezikuar jetën e qytetarëve dhe efektivëve. “Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë. Përshkallëzohet protesta e opozitës në Shqipëri, mes të lënduarve policë dhe deputetë të PD-së Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet. Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”, shkruan ai.

Go to News Site