Telegrafi
Coventry City do të rikthehet në Ligën Premier për herë të parë pas 25 vitesh, pasi siguroi promovimin nga Championship me barazimin 1-1 ndaj Blackburn Rovers të premten. Një nga klubet themeluese të Ligës Premier në sezonin 1992-93, Coventry kaloi nëntë sezone në elitën e futbollit anglez, por nuk ishte rikthyer më që nga rënia në sezonin 2000-01. Ata tani rikthehen mes më të mirëve pas një sezoni të jashtëzakonshëm në kategorinë e dytë nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard. Ekipit të Lampard i mjaftonte vetëm një pikë nga ndeshja e së premtes në 'Ewood Park' për të siguruar promovimin, por për një moment dukej se kjo do t’u shpëtonte nga duart, pasi Ryoya Morishita kaloi në epërsi Blackburnin. Megjithatë, Bobby Thomas u ngrit më lart se të gjithë dhe shënoi me kokë pas një goditjeje dënimi në minutën e 84-të. Goli dhe vërshëllima përfundimtare pak minuta më vonë sollën festë të çmendur për më shumë se 7,000 tifozë të Coventryt, të cilët kishin udhëtuar në Lancashire për të mbështetur skuadrën e tyre. Momenti më i vështirë për “Sky Blues” erdhi në vitin 2017, kur ranë në kategorinë e katërt, por që nga ajo kohë kanë luftuar për t’u rikthyer. Congratulations, @Coventry_City ! Welcome back to the Premier League pic.twitter.com/O6FiQDC973 — Premier League (@premierleague) April 17, 2026 Pas humbjes në finalen e ‘playoff’-it ndaj Luton Toën në vitin 2023, këtë sezon ata dominuan Championshipin nën drejtimin e Lampard dhe siguruan rikthimin në Ligën Premier tri ndeshje para përfundimit të kampionatit. Megjithatë, titulli ende nuk është i siguruar, pasi vendi i dytë, Ipsëich Toën, ndodhet 11 pikë prapa me edhe pesë ndeshje për t’u zhvilluar./ Telegrafi /
Go to News Site