Collector
Rrahje masive në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona | Collector
Rrahje masive në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona
Telegrafi

Rrahje masive në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona

Një rrahje masive është raportuar mbrëmjen e sotme në Vushtrri. Si pasojë e kësaj përleshjeje gjashtë persona janë arrestuar. Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti. Zahiti, mes tjerash, u shpreh se aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e intervistimit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. “Lidhur me përleshjen e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri, policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë ne rast, ndaj të cilëve po zhvillohen procedurat e intervistimit”, tha Zahiti.

Go to News Site