Telegrafi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të arratisjes së personit të privuar nga liria. Rasti ka ndodhur në Gjakovë, të premten në ora 21:00. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/
Go to News Site