Telegrafi
Jude Bellingham ka thyer heshtjen pas eliminimit të dhimbshëm të Real Madrid nga Liga e Kampionëve, pas humbjes ndaj Bayern Munich. Mesfushori anglez reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin e tij të thellë dhe duke pranuar se skuadra nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e tifozëve në një ndeshje kaotike, e shoqëruar edhe me një karton të kuq të diskutueshëm. Bellingham reflektoi mbi një mbrëmje të vështirë në ‘Allianz Arena’, ku Real Madridi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 6-4, pasi u mposht 4-3 në ndeshjen e kthimit. Ndeshja mori një kthesë dramatike në fund, kur Eduardo Camavinga u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për vonesë në ekzekutimin e një goditjeje dënimi. Ky moment rezultoi vendimtar, duke prishur balancën e takimit dhe duke i dhënë mundësi skuadrës gjermane të shfrytëzojë avantazhin. View this post on Instagram A post shared by Jude Bellingham (@judebellingham) Pavarësisht paraqitjeve të mira nga Arda Guler dhe Kylian Mbappe, përjashtimi i vonshëm ndikoi ndjeshëm në fatin e ndeshjes dhe i dha fund ëndrrës evropiane të madrilenëve. Përmes një postimi në Instagram, Bellingham ndau emocionet e tij të sinqerta, duke falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe duke premtuar rikthim më të fortë. Florentino Perez ua cakton çmimin dy super yjeve të Real Madridit “Nuk ishte e mjaftueshme, por dolëm me krenari. Madridistas, e dimë që ju kemi zhgënjyer, por jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj”. “Kohët e mira, të cilat i meritoni, do të rikthehen. Nuk kemi rrugë tjetër veçse ta mbyllim këtë sezon sa më fuqishëm. Hala Madrid”, ka shkruar anglezi./ Telegrafi /
Go to News Site