Collector
Air Canada pezullon fluturimet drejt New York shkaku i çmimit të karburantit | Collector
Air Canada pezullon fluturimet drejt New York shkaku i çmimit të karburantit
Telegrafi

Air Canada pezullon fluturimet drejt New York shkaku i çmimit të karburantit

Air Canada ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht fluturimet nga Toronto dhe Montreal drejt aeroportit JFK në New York, nga 1 qershori deri më 25 tetor. Sipas kompanisë, arsyeja kryesore është rritja e ndjeshme e çmimeve të karburantit të aeroplanëve, të cilat janë dyfishuar që nga fillimi i konfliktit në Iran. Kjo ka bërë që disa linja të mos jenë më ekonomikisht të leverdishme, shkruan cbc.ca. Kompania thekson se vendimi është pjesë e një riorganizimi të orarit të fluturimeve, dhe se pasagjerët e prekur do të kontaktohen për t’u ofruar alternativa udhëtimi. Megjithatë, Air Canada nuk po i ndërpret plotësisht fluturimet drejt zonës së New Yorkut, pasi do të vazhdojë të operojë në aeroportet LaGuardia dhe Newark. Në total, do të shkurtohen katër fluturime ditore drejt JFK-së gjatë periudhës së verës. /Telegrafi/

Go to News Site