Collector
Gjiganti italian e sheh Barcelonën si ‘kërcënim të madh’ në garën për transferimin e Bernardo Silvas | Collector
Gjiganti italian e sheh Barcelonën si ‘kërcënim të madh’ në garën për transferimin e Bernardo Silvas
Telegrafi

Gjiganti italian e sheh Barcelonën si ‘kërcënim të madh’ në garën për transferimin e Bernardo Silvas

Sipas Tuttosport , e ardhmja e Bernardo Silva është bërë një nga temat kryesore në tregun europian të transferimeve, pasi është konfirmuar se ai do të largohet nga Manchester City më 30 qershor, duke u bërë lojtar i lirë. Pas nëntë sezonesh shumë të suksesshme dhe 19 trofeve të fituara në Angli, mesfushori portugez pritet të hyjë në një fazë të re të karrierës së tij si agjent i lirë. Aktualisht, Juventus është në krye të garës për ta siguruar shërbimin e tij, por klubi italian raportohet se është “i shqetësuar ndjeshëm” nga konkurrenca e Barcelonës. Sipas raportimeve, Juventusi e sheh Barcelonën si një “kërcënim të madh”, për shkak të tërheqjes së fortë që klubi katalanas ka pasur gjithmonë për Silvën, që nga fëmijëria e tij. Edhe pse në të kaluarën një transferim i tillë ishte bllokuar për arsye financiare, fakti që tani ai është lojtar i lirë e ndryshon situatën plotësisht. Për Juven, kualifikimi në Ligën e Kampionëe shihet si vendimtar për të përballuar konkurrencën e Barcelonës. Juventusi ka nisur kontaktet para Pashkëve dhe ka propozuar një kontratë trevjeçare, por kërkesat e Silvës për një pagë prej 8-9 milionë euro në vit tejkalojnë tavanin aktual të pagave të klubit, i cili mbahet nga Kenan Yildiz me rreth 7 milionë euro. Bomba e verës: Juventusi planifikon transferimin e ish-yllit të Milanit Silva ka marrë edhe dy javë kohë shtesë për të shqyrtuar opsionet e tij, ku përfshihen gjithashtu oferta të majme nga MLS dhe Superliga e Arabisë. Mediet italiane këmbëngulin se “kërcënimi nga Barcelona është real”, duke theksuar se ëndrra e tij për të veshur fanellën e Barcelona mund të peshojë më shumë sesa stabiliteti financiar që ofron Torino./ Telegrafi /

Go to News Site