Collector
VLEN: Talat Xhaferi vulosi përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës, reagon BDI | Collector
VLEN: Talat Xhaferi vulosi përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës, reagon BDI
Telegrafi

VLEN: Talat Xhaferi vulosi përjashtimin e shqipes nga provimi i jurisprudencës, reagon BDI

Koalicioni VLEN ka akuzuar ish-kryeparlamentarin Talat Xhaferi për, siç thonë, përgjegjësi politike në çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas tyre, një dokument i vitit 2019 dëshmon se ligji është miratuar pa u harmonizuar me përdorimin e gjuhës shqipe, duke lënë jashtë këtë gjuhë nga provimi. Nga VLEN theksojnë se ligji është votuar edhe me votat e deputetëve shqiptarë dhe kritikojnë BDI-në që, sipas tyre, nuk e ka zgjidhur këtë problem për vite me radhë. Opozitarja BDI ka reaguar ndaj pohimeve të VLEN-it, duke i akuzuar për, siç thonë, manipulim dhe shmangie të përgjegjësisë për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas tyre, ligji përkatës nuk përmban asnjë dispozitë për gjuhën, ndërsa baza juridike për përdorimin e shqipes ekziston përmes Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga BDI theksojnë se problemi nuk është ligjor, por mungesë vullneti për zbatim, duke akuzuar VLEN-in se në vend që të mbrojë studentët, po arsyeton institucionet. Ata shtojnë se kjo çështje teston përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Go to News Site