Telegrafi
Sulmuesi Cole Palmer i ka mohuar spekulimet për një kalim te Manchester Unitedi. Ylli anglez shihej si futbollisti i radhës pas Mason Mount që mund të largohet nga Chelsea për të luajtur për “Djajtë e Kuq”, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk është e vërtetë. Ai ka konfirmuar se nuk planifikon të largohet nga Chelsea si dhe dha mbështetje për trajnerin Liam Rosenior. “Të gjithë po flasin. Po qeshi kur po i shoh. Sigurisht, Mançesteri është shtëpia ime. Familja ime është aty, por nuk më mungon. Ndoshta më mungon kur nuk shkoj në tre muaj ose diçka e tillë”. “Nuk kam plane për t’u larguar nga Chelsea. Kemi ende shumë për të luajtur. Jemi në gjysmëfinale të FA Cup dhe nëse hymë në Ligën e Kampionëve, atëherë do të ishim në një pozitë për të transferuar lojtarët që na duhen”. “Duhet ta mbështesim Liam. Është i mirë dhe kur të kemi parasezonin do t’i kemi idetë e tij si dhe mënyrën që dëshiron të luajmë. Është trajner i klasit botëror”, nënvizoi ai. Ndërkohë, Chelsea po kalon në një krizë në aspektin sportiv, duke marrë katër humbje radhazi në kampionatin anglez./ Telegrafi /
Go to News Site