Collector
Ledion Liço surprizohet në finale, mesazhe prekëse nga familja e tij, moderatori: Ju jam përjetësisht falënderues | Collector
Ledion Liço surprizohet në finale, mesazhe prekëse nga familja e tij, moderatori: Ju jam përjetësisht falënderues
Telegrafi

Ledion Liço surprizohet në finale, mesazhe prekëse nga familja e tij, moderatori: Ju jam përjetësisht falënderues

Finalja e madhe ka rezervuar një tjetër moment të veçantë, këtë herë për moderatorin Ledion Liço, i cili është surprizuar në mënyrë të papritur gjatë spektaklit. Atij iu kërkua të shikonte në ekran, ku u transmetua një video me mesazhe nga familja e tij. Mesazhi nisi me nënën e tij, e cila u shpreh krenare për rrugëtimin dhe sfidat që ai ka përballuar. BBVA/YouTube “Për mua suksesi yt nuk matet me atë që ke arritur, por me mënyrën si sillesh dhe si respekton të tjerët dhe si nuk heq dorë”, tha ajo. Më pas, edhe djemtë e Ledionit dërguan një mesazh të ngrohtë, duke treguar se sa shumë krenarë janë për babain e tyre. Nuk mungoi as një përshëndetje nga vajza e tij e vogël, e cila me ëmbëlsi tregoi se i kishte vizatuar një ylber. Ky moment preku jo vetëm Ledionin, por edhe publikun në studio, i cili u ngrit në këmbë duke brohoritur emrin e tij: “Ledioni, Ledioni”. I emocionuar, Ledioni kërkoi nga të pranishmit të uleshin, duke reaguar me modesti ndaj këtij vlerësimi: “Uluni ju lutem se unë nuk meritoj as një të 100-ën e kësaj që ndodh. Ju jam përjetësisht falënderues. Nuk jam fort i bindur që meritoj asgjë nga këto që kam dhe nuk jam fort i bindur që unë dhe shumë nga të gjithë këta meritojmë Sara Hoxhën”, u shpreh ai. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com

Go to News Site