Collector
Miri përfundon i dyti në finale, mundet nga Selin - banorja që dikur e pati aleate e më pas rivale | Collector
Miri përfundon i dyti në finale, mundet nga Selin - banorja që dikur e pati aleate e më pas rivale
Telegrafi

Miri përfundon i dyti në finale, mundet nga Selin - banorja që dikur e pati aleate e më pas rivale

Këngëtari Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri nga grupi West Side Family, e mbylli rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 5 në vendin e dytë, duke qenë një nga finalistët më të komentuar të këtij edicioni. Në finalen e madhe, Miri u mposht nga balerina Selin Bollati, e cila u shpall fituese e këtij sezoni dhe rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ironikisht, dy finalistët kryesorë – Miri dhe Selin – e nisën aventurën e tyre në shtëpi krah për krah, me një aleancë të fortë që në ditët e para u konsiderua si një nga më të fuqishmet brenda lojës. Por, me kalimin e javëve, dinamika mes tyre ndryshoi: bashkëpunimi u thye, raporti u ftoh dhe përplasjet e vazhdueshme e shndërruan marrëdhënien në një “armiqësi” të hapur, e cila shpesh u reflektua edhe në strategjinë e lojës dhe debatin me banorët e tjerë. Selin shpallet fituese e Big Brother VIP Albania 5 Pavarësisht rrugëtimit të tij dhe mbështetjes së fansave, në fund ishte publiku ai që vendosi verdiktin final, duke i dhënë fitoren Selin Bollatit. Ndërkohë, në renditjen përfundimtare të finales, në vendin e tretë u pozicionua trajneri i fitnesit Mateo Borri, ndërsa në vendin e katërt u rendit Rogert Sterkaj. Finalja e këtij edicioni u mbyll me emocione dhe tension deri në momentet e fundit, duke vulosur një sezon ku aleancat u krijuan, u prishën dhe u kthyen në rivalitete – e ku në fund, fituesen e zgjodhi vota e publikut. /Telegrafi/

Go to News Site