Collector
Kosova dhe Malta thellojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe trashëgimisë | Collector
Kosova dhe Malta thellojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe trashëgimisë
Telegrafi

Kosova dhe Malta thellojnë bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe trashëgimisë

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci , ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maltë, ku është diskutuar forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Gjatë vizitës, ajo ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve kryesore kulturore në Maltë, përfshirë Ministrinë e Kulturës, Agjencinë e Kulturës, Heritage Malta dhe Komitetin Kombëtar për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. “Gjatë vizitës zyrtare në Maltë, në vijim të zbatimit të marrëveshjes së arritur më herët ndërmjet dy vendeve tona, zhvilluam takime me udhëheqës të institucioneve kyçe në fushën e kulturës dhe trashëgimisë,” ka deklaruar Bogujevci. Ajo ka bërë të ditur se në këto takime është diskutuar për zhvillimin e sektorit të kulturës, si dhe për mënyrat e ruajtjes, menaxhimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, me synim zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e komuniteteve. Sipas saj, kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në mbrojtjen e vlerave kulturore. Autoritetet e të dy vendeve kanë shprehur gatishmëri për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kulturore dhe trashëgimore. /Telegrafi/

Go to News Site