Collector
Zyrtare: Ferizaj shkarkon trajnerin Nevil Dede | Collector
Zyrtare: Ferizaj shkarkon trajnerin Nevil Dede
Telegrafi

Zyrtare: Ferizaj shkarkon trajnerin Nevil Dede

Nevil Dede nuk është më trajner i Ferizajt dhe është shkarkuar nga detyra pas më shumë se gjashtë muajve të kaluar në këtë klub. Barazimi i fundit ndaj Prishtinës së Re 1-1 i ka kushtuar me punë trajnerit nga Shqipëria. 51-vjeçari ka udhëhequr Ferizajn në 25 ndeshje, duke marrë 10 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje në kampionat dhe Kupën e Kosovës Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: "Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë". /Telegrafi/

Go to News Site