Collector
Doli i treti në finalen e BBVA-së, flet për herë të parë Mateo: Kam fituar dashurinë, nuk kam pendesa | Collector
Doli i treti në finalen e BBVA-së, flet për herë të parë Mateo: Kam fituar dashurinë, nuk kam pendesa
Telegrafi

Doli i treti në finalen e BBVA-së, flet për herë të parë Mateo: Kam fituar dashurinë, nuk kam pendesa

Mateo ishte një ndër finalistët e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, duke u renditur në këtë edicion i treti në finale e madhe. Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, finalisti ka folur për emocionet që përjetoi gjatë finales. Mateo gjatë një prononcimi pas daljes deklaroi se ndonëse nuk fitoi çmimin e madh, ai fitoi dashurinë e publikut. “Finale, me gjithë emocione, të dridhura, zemra po na dilte nga vendi. Me shpresën për fitore, me shpirt, publiku na solli deri këtu dhe nuk ishte e shkruar ta fitonim. Asnjë lloj pendese unë kam fituar dashurinë”, u shpreh Mateo. Ndryshe, Selin Bollati ishte konkurrentja e cila u shpall fituese e këtij edicioni të BBVA-së. Ajo ndau finalen me Mirin, Mateon dhe Rogertin.

Go to News Site