Telegrafi
Christina Aguilera e vuri në pah humbjen e saj të jashtëzakonshme në peshë me një paraqitje tërheqëse në tapetin e kuq të ceremonisë Breakthrough Prize Ceremony të shtunën. Këngëtarja dhe autorja e këngëve, 45 vjeçe, tërhoqi gjithë vëmendjen në Barker Hangar në Santa Monica falë një fustani të zi prej lëkure, i cili i nxirrte në pah dekoltenë. Veshja theksonte belin e saj shumë të hollë, derisa thuhet se ka humbur rreth 22 kilogram në vitet e fundit. Transformimi i saj ka bërë që fansat të spekulojnë nëse Aguilera mund të ketë përdorur medikamente për humbje peshe të ngjashme me Ozempic, por ajo nuk e ka konfirmuar kurrë përdorimin e tyre. Aguilera ishte e shoqëruar në këtë event nga i fejuari i saj, Matthew Rutler, i cili u shfaq me një kostum të zi elegant.
Go to News Site