Collector
Irani ka refuzuar raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në, thonë mediat shtetërore | Collector
Irani ka refuzuar raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në, thonë mediat shtetërore
Telegrafi

Irani ka refuzuar raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në, thonë mediat shtetërore

Irani ka refuzuar mbajtjen e një raundi të dytë bisedimesh paqeje me SHBA-në, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA. Mungesa e Teheranit në bisedime është për shkak të "kërkesave të tepërta të Uashingtonit, pritjeve jorealiste, ndryshimeve të vazhdueshme në qëndrime, kontradiktave të përsëritura dhe bllokadës detare të vazhdueshme", raportoi agjencia. Lajmi vjen pasi Donald Trump tha se do të zhvillohej një raund i ri "negociatash". Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ishte midis delegacionit që do të mbërrinte në Pakistan të hënën. Iran rejected taking part in the second round of the talks with the United States. — IRNA News Agency ☫ (@IrnaEnglish) April 19, 2026 Më parë, Trump paralajmëroi se do të "shkatërronte" termocentralet dhe urat e Iranit nëse nuk arrinte të binte dakord për një marrëveshje. Një marrëveshje armëpushimi dyjavore midis SHBA-së dhe Iranit do të skadojë të mërkurën. Ndërsa armëpushimi është respektuar kryesisht, tensionet janë tensionuar ditët e fundit pasi Irani e anuloi vendimin e tij për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se bllokada amerikane e porteve të tij kishte shkelur armëpushimin. / Telegrafi /

Go to News Site