Telegrafi
Besfort Zeneli ka shkëlqyer sërish në kampionatin elitar të Belgjikës, duke u shndërruar në njeriun e vendimit në derbin ndaj Club Brugge. Mesfushori 23-vjeçar u fut në lojë në minutën e 64-t, ndërsa vetëm pak minuta më pas dha ndikim të menjëhershëm. Në minutën e 81-të, Zeneli shënoi golin e fitores për Royale Union Saint-Gilloise, duke vulosur triumfin 2-1 në një ndeshje të fortë dhe me intensitet të lartë. pic.twitter.com/3Bw6mSx521 — IGOR THIAGO RRJ (@igorthiagoBrZ) April 19, 2026 Sfida i takoi xhiros së 33-të dhe kjo fitore ka peshë të madhe, pasi e mban Royale Unionin të përfshirë fuqishëm në garën për titull, në një fazë ku çdo pikë është vendimtare. Për Zenelin, ky ishte një tjetër kontribut i rëndësishëm në sezonin e tij me skuadrën belge. Ai tashmë numëron 3 gola dhe 3 asistime. /Telegrafi/
Go to News Site