Telegrafi
Kryeministri, njëherit kryetari i LVV-së, Albin Kurti pas takimit pa rezultat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për çështjen e presidentit, ka shpalosur detaje nga dy ofertat që i bëri Abdixhikut. Ai tha se i ofroi kreut të LDK-së, postin e zëvendëskryeministrit, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Madje Kurti tha se postin e zëvendëskryeministrit ia propozoi vetë Abdixhikut. "Zëvendëskryeministri, MPJ dhe tri ministri të tjera”, Kurti: Abdixhiku refozoi ofertat tona për bashkëqeverisje Një tjetër ofertë që sipas tij u refuzua nga LDK është edhe propozimi që posti i Kryetarit të Kuvendit t’i takoj kësaj partie, pra që nënkryetari i LDK-së ti ndërroj vendet me Kryetaren e kuvendit nga radhët e LVV-së. Pas shterimit të mundësive me LDK, Kurti tha se i ka dërguar një mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza. “Para se të vija këtu i kam dërguar mesazh kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe të shohim tash çka është e mundur që të ecim përpara”, tha Kurti. Mirëpo ai shtoi se oferta që ishte për LDK-në nuk vlen për PDK-në. “Propozimi ynë oferta jonë që u refuzua për bashkëqeverisje me LDK, ka qenë ekskluzive për LDK-në. Ju duhet të kuptoni që vetë LDK nuk ka konsideruar asnjëherë që asaj i takon presidenti. Duhet ta kuptoni situatën e vështirë që ndodhem unë, nuk mund të bëhem më LDK se vetë LDK-ja”, tha Kurti. /Telegrafi/
Go to News Site