Telegrafi
Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Shtetit në Fier pas njoftimit në sallën operative të një personi, i cili ka lajmëruar se ka vrarë gruan në Dukas të Patosit. Korrespondenti i “Top Channel”, Neritan Trifoni bën me dije se menjëherë efektivët e policisë së Patosit dhe të Fierit kanë marrë masat duke shkuar në vendngjarje. Por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se personi në fjalë ishte i dehur dhe lajmi nuk ishte i vërtetë, për fat të mirë. /Tch/
Go to News Site