Telegrafi
KB Drita, e ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të finales Proton Cable Prizrenin me rezultat të ngushtë 92:91. Ishte një përballje tejet dramatike, ku fituesi u vendos vetëm në momentet e fundit, ashtu si edhe në takimin e parë. Të dyja ndeshjet e finales u karakterizuan nga rivalitet i madh, intensitet dhe emocione deri në sekondat e fundit. Skuadra nga Gjilani, u tregua më e përqendruar dhe më e vëmendshme në çastet vendimtare, duke menaxhuar më mirë presionin dhe duke e mbyllur serinë finale me rezultat 2-0. Me këtë sukses, Drita shpallet kampione e Ligës së Parë dhe rikthehet me meritë në elitën e basketbollit kosovar, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/
Go to News Site