Collector
Cher “mbeti pa fjalë” pasi zbuloi pas kaq shumë vitesh se ka një mbesë sekrete | Collector
Cher “mbeti pa fjalë” pasi zbuloi pas kaq shumë vitesh se ka një mbesë sekrete
Telegrafi

Cher “mbeti pa fjalë” pasi zbuloi pas kaq shumë vitesh se ka një mbesë sekrete

Cher thuhet se mbeti pa fjalë pasi zbuloi se ka një mbesë 15-vjeçare, duke konfirmuar thashethemet e kahershme familjare se djali i saj kishte një fëmijë të fshehtë. Kayti Edwards, nëna e vajzës, thuhet se ia kumtoi lajmin këngëtares ikonike vitin e kaluar gjatë një telefonate emocionale. Ish-modelja Kayti — e cila është gjithashtu mbesa e Julie Andrews — ka pretenduar se pati një lidhje të shkurtër me djalin e Cher, Elijah Allman, 49 vjeç, në vitin 2010, gjë që rezultoi në lindjen e një vajze të quajtur Ever. Ajo pretendon se Elijah ishte në dijeni të ekzistencës së Ever dhe e vizitonte në heshtje çdo disa vite, por “nuk donte të ishte prind”. Në vitin 2021, sekreti thuhet se doli në shesh kur Elijah u përballë me mbi doze droge dhe i rrëfeu bashkëshortes së tij tashmë të larguar, Marieangela King, se kishte një fëmijë. Thashethemi thuhet se u përhap brenda familjes dhe vitin e kaluar, Cher raportohet se kontaktoi Kaytin për ta pyetur nëse ishte e vërtetë — dhe mbeti “pa fjalë” kur zbuloi se ishte gjyshe. “Ajo tha se kishte dëgjuar diçka për këtë nga Elijah që në vitin 2021, por nuk e dinte nëse ishte thjesht një llaf i çmendur,” i tha Kayti gazetës The Sun. “Kur e dëgjoi lajmin, ajo mbeti pa fjalë. Cher i tha familjes së saj: ‘Oh Zoti im, më në fund jam gjyshe.’” Kjo vjen vetëm një ditë pasi Cher i kërkoi gjykatës të caktojë një kujdestar të përkohshëm për djalin e saj Elijah, pas një sërë krizash financiare, ligjore dhe të lidhura me drogën.

Go to News Site