Telegrafi
Poezi nga: Manuel Bandeira Përktheu: Maksim Rakipaj Shumë më dhimbsen Zogjtë e cofur, Merimangat e vogla. Shumë më dhimbsen Femrat që çupka të bukura qenë Dhe gra të shëmtuara u bënë; Gratë që femra të dëshiruara qenë Dhe tashmë më nuk janë; Femrat që më dashuruan Dhe unë nuk munda t’i dua. Shumë më dhimbsen Edhe poezitë Që s’arrita t’i shkruaj. Shumë më dhimbsen Të dashurat e mia Që pa ligësi u plakën. Por dhimbsuria ime më madhe Është për pikat e vesës në agim Që janë i vetmi zbukurim mbi një varr.
Go to News Site