Collector
Kosova femrat me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s | Collector
Kosova femrat me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s
Telegrafi

Kosova femrat me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në renditjen e FIFA-s, duke regjistruar përmirësimin më të madh të pikëve në nivel global. Falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy fitoreve ndaj Bullgarisë javën e kaluar, Kosova ka grumbulluar 58,33 pikë. Në renditjen e re të publikuar nga FIFA, Kosova renditet në vendin e 81-të, duke u ngjitur për 11 pozita nga renditja e mëparshme. Kjo është pozita më e mirë në histori për Dardanet. Këto rezultate vijnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë 2027, duke treguar formën në rritje dhe progresin e vazhdueshëm të ekipit kombëtar të femrave të Kosovës. /Telegrafi/

Go to News Site