Telegrafi
Pas deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trumpit se SHBA-ja po pret një propozim të unifikuar nga Irani, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka dhënë një përditësim për vizitën e JD Vance në Pakistan. Zyrtari tha se zëvendëspresidenti amerikan nuk do të udhëtojë sot për në Islamabad. “Çdo përditësim i mëtejshëm për takimet me prani fizike do të njoftohet nga Shtëpia e Bardhë”, shtoi zyrtari. Zgjatet armëpushimi mes amerikanëve dhe iranianëve - MINUTË PAS MINUTE Gjatë ditës kishte raportime se Vance do të nisej drejt Islamabadit për një raund të dytë bisedimesh me Iranin, shkruan skynews . Duke folur para njoftimit të tij për zgjatjen e armëpushimit, Trump i tha CNBC-së se udhëheqësit e Iranit “së shpejti do të hyjnë në negociata” me “përfaqësuesit e tij”. Ai gjithashtu tha se Irani “nuk ka zgjidhje tjetër” përveçse të marrë pjesë në bisedime me SHBA-në. Ndryshe, Trump ka njoftuar sot se ka zgjatur armëpushimin me iranianët, i cili do të mbaronte gjatë ditës së nesërme (e mërkure). /Telegrafi/
Go to News Site