Telegrafi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 11 deri 14 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/
Go to News Site