Telegrafi
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali në Fushë Kosovës. Rasti ka ndodhur të martën, në ora 04:19. “Është raportuar se nga një veturë është hedhur një mjet shpërthyes (granatë dore) në drejtim të një lokali”, thuhet në raport. Përveç dëmeve nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit. /Telegrafi/
Go to News Site