Collector
KRU “Mitrovica” paralajmëron për vazhdimin e shkyçjeve masive për mospagesë | Collector
KRU “Mitrovica” paralajmëron për vazhdimin e shkyçjeve masive për mospagesë
Telegrafi

KRU “Mitrovica” paralajmëron për vazhdimin e shkyçjeve masive për mospagesë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se po vazhdojnë shkyçjet masive të konsumatorëve për shkak të mospagesës së faturave të ujit. Përmes një apeli publik, kjo kompani u ka bërë thirrje qytetarëve që të kryejnë obligimet financiare në kohë, në mënyrë që të shmangin ndërprerjen e shërbimeve dhe kostot shtesë që mund të lindin nga ky proces. Nga KRU “Mitrovica” është theksuar gjithashtu se konsumatorët që kanë borxhe të papaguara mund të përfitojnë nga mundësia e riprogramimit të tyre, si një alternativë për të evituar masat ndëshkuese. Kompania ka apeluar që qytetarët të veprojnë me kohë dhe të mos e shtyjnë pagesën, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së obligimeve për funksionimin e qëndrueshëm të shërbimeve të ujësjellësit. / Telegrafi /

Go to News Site