Telegrafi
Ferizaj dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ferizajasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit nga ora 15:00. Vendasit vijnë në këtë ndeshje me një epërsi minimale pas fitores 2-1 në Podujevë në ndeshjen e parë dhe duan ta konfirmojnë vendin e tyre në finalen e madhe. Megjithatë, mysafirët e Tahir Batatinës luajnë për “gjithçka ose asgjë” dhe do të tentojnë deri në fund rikthimin e madh dhe kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës. Të dy skuadrat kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër disa mungesave. Ferizaj : Jovanovski; Gligorov, Neziri, Sadiki, Turkaj, Avdulli; Sadriu, Fejzaj, Ramusa, Richards; Ade Oguns; Llapi : Coric; Emini, Idrizi, Rama, Blakçori; Musolli, Aliu, Peci; H.Hyseni, Hasani, Sadriu; /Telegrafi/
Go to News Site