Collector
Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër Rooneyt pas komenteve të tij të fundit për Man Cityn | Collector
Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër Rooneyt pas komenteve të tij të fundit për Man Cityn
Telegrafi

Guardiola i kundërpërgjigjet ashpër Rooneyt pas komenteve të tij të fundit për Man Cityn

Pep Guardiola i është kundërpërgjigjur Wayne Rooneyt, pasi ish-sulmuesi i Manchester United vuri në pikëpyetje festimet e Manchester Cityt pas fitores së rëndësishme ndaj Arsenalit. Trajneri i Cityt mbrojti të drejtën e lojtarëve të tij për ta shijuar momentin pas duelit me peshë të madhe në “Etihad Stadium”, fitore që rriti shanset e tyre për ta fituar titullin në Ligën Premier. Rooney kishte pretenduar se reagimi i lojtarëve dhe tifozëve të Cityt pas fitores 2-1 ishte “paksa i tepruar”, ndërsa ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy, sugjeroi se skenat “dukej se ishin paksa shumë”, pasi Gianluigi Donnarumma u hodh në tribuna për të festuar me tifozët vendas. Guardiola i hodhi poshtë këto komente, duke këmbëngulur se skuadra e tij e kuptonte peshën e rezultatit në kontekstin e garës për titullin e Ligës Premier. “Kur ata festuan, njerëzit mund të thonë çfarë të duan, gjëra budallaqe që duan të thonë, ata festuan sepse e dinë vlerën e kundërshtarit”, u shpreh Guardiola para gazetarëve në konferencën e tij të fundit për shtyp. Guardiola foli edhe për rolin e tifozëve të Cityt, të cilët shpalosën një pankartë ku shkruhej: “Panik në rrugët e Londrës”. “Ata e dinin që nëse nuk fitonim do të ishte ‘lamtumirë’. Ata fituan dhe prapë ne jemi aty. Si të mos festojnë?”, shtoi ai. Man City identifikon pasuesin ideal të Guardiolës “Sa më shumë ta respektosh kundërshtarin dhe tifozët e tij, festo si të duash”, përfundoi Guardiola. Guardiola ishte i shpejtë edhe në hedhjen poshtë të idesë se skuadrat duhet të presin derisa ta sigurojnë trofeun për të treguar emocione. Për trajnerin e Cityt, futbolli është të jetosh momentin dhe të pranosh punën e madhe që kërkohet për të mposhtur kundërshtarë të nivelit të lartë./ Telegrafi /

Go to News Site